“Rama po bën puç antikushtetues”
Pas incideteve në parlament dhe deklaratës së ambasadës amerikane, Doland Lu është takuar në selinë e PD-së me Lulzim Bashën. Ndërkohë që zbardhet edhe tema e diskutimit mes Bashës dhe Donald Lu-së. Basha i ka përcjellë ambasadorit amerikan kundërshtimin e prerë të partisë së tij për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Sipas PD-së, mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.
Basha i ka thënë Donald Lu-së se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.