75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / A. M.

Rama: Po e hedh me imagjinatë se nuk shoh filxhan, Bashkimi Kombëtar do të ndodhë

A do të ndodhë bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi në një sondazh, shqiptarët janë deklaruara pro Bashkimit Kombëtar?

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u pyet se a do të votonte pro nëse do të bëhej një referendum për Bashkimin Kombëtar.

“Tani kjo a është pyetje apo provokacia?”, e nisi Rama përgjigjen e tij me humor. Tutje, kryeministri shqiptar tha se beson se kjo do të ndodhë një ditë, por kur nuk e di.

“Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkim kombëtar, unë do të bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro. Tani në rast se pyesni se a do ndodh kjo apo jo, meqë ju po më provokoni, do të ndodhi, por kur nuk e di, kur do ndodhi, si do ndodhi sot, por që kjo do ndodhi një ditë, unë them që po”.

“Atyre që mund ta marrin këtë dhe të dalin bërtasin për Shqipërinë e madhe, fallxhorët nuk gjykohen se është një fall, nëse unë do hidhja fall në këtë rast, po e hedh me imagjinatë se nuk shoh filxhan, kjo do ndodhi, por kur nuk e di”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk mund të vendosen mbi procese të tilla historike e të përcaktohen data e mënyra.

“Mua më duket që ka më shumë një moskuptim se keqkuptim tek çështja e bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk është një gjësend që e zgjedhim, është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve, s’mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, tha Kurti.