10:47 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rama: Po punojmë, që FSK-ja të transferohet sipas standardeve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka deklaruar se FSK-ja është në shërbim të atdheut.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj, Rama ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin FSK-në.

“FSK-ja është duke u zhvilluar çdo ditë, jemi duke punuar për ta transferuar atë sipas standardeve të NATO-s”, tha Rama./Indeksonline/