75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rama: Po se kuptove që dikush ka humbur, rrezikon fitoren tënde

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një status kontradiktor në twitter ku shkruan se “unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij’.

Ja postimi i Ramës në Tëitter:

“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë?Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”, ka shkruar ai./Indeksonline/