75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / MSH

Rama poston foto me të gjithë liderët, por asnjë të vetme me Vjosa Osmanin!

Në Pragë po mbahet Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian, ku po marrin pjesë figura politike të rëndësishme nga e tërë Evropa.

Derisa Kosova po përfaqësohet nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, Shqipëria po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka vendosur të shpërndajë në Facebook fotografi me liderët ndërkombëtarë si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen, Josep Borrell e Recep Tayyip Erdogan.

Megjithatë, ai nuk ndau fotografi edhe me presidenten Osmani.

Madje, në fotografinë e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve, vërehet se Rama dhe Osmani janë të rreshtuar larg njëri-tjetrit./Indeksonline/