75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 22 Janar 2026 / b l

Rama pret në një takim ambasadorin francez

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guérot, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.

Rama në Facebook ka shkruar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.