75 Mall Live Search
20:26 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / LB

Rama pret në takim deputeten e Parlamentit kroat: Prishtina e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim deputeten kroate, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“E falenderoj zonjën Lekaj Prljaskaj për urimet e përzemërta dhe e përgëzoj për punët e rëndësishme që po bëhen mes dy kryeqyteteve tona, siç është ajo e hapjes së linjës ajrore Zagreb-Prishtinë-Zagreb. Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin, u shpreh Rama.