75 Mall Live Search
10:09 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

Rama pret në takim ministren shqiptare dhe kryebashkiakun e Gjirokastrës, konkretizojnë një bashkëpunim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi me të cilin u arrit një dakordim.

“Kënaqësi të takohem me miken time të mirë, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të 🇦🇱, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, me të cilën shkëmbyem ide të ndryshme për t’zhvillu e ndërlidhë më tutje turizmin në vendet tona, gjithmonë duke pasë parasysh mirëqenien e mjedisit.
Veç asaj, në kuadër të promovimit të eventeve kulturore, u dakorduam bashkë me Kryebashkiakun e Gjirokastrës, z. Flamur Golemi që të organizojmë ‘Ditët e Prishtinës’ në Gjirokastër, për të forcu më tutje sinergjinë mes dy qyteteve tona” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/