75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / L K

Rama prezanton 100 biçikleta të reja që do të përdorën për transport publik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 100 biçikleta kanë ardhur dhe do të përdorën për transport publik.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë duke punuar për krijimin e shtigje të reja për biçikleta, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

Në të njejtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt🛣️.

Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor.