75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 04 Prill 2023 / L K

Rama prezanton kosovaren Vlora Hyseni në një detyrë të lartë në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kosovaren Vlora Hyseni si drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Rama shkruajti në Facebook “Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e dekretoi të hënën emërimin e Hysenit si drejtoresh të SHISH-it.

Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ishte drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, më 30 qershor të vitit 2021 e kishin shkarkuar nga detyra Hysenin.

Ndërsa, Presidenti Bajram Begaj dekretoi në 23 dhjetor 2022 lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka këto detyra kryesore:

– Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar;

– Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, pavarësisë e rendit kushtetues;

– Mbledh informacion për terrorizmin, prodhimin e trafikun e narkotikëve, prodhimin e armëve të dëmtimit në masë dhe krimet kundër mjedisit;

– Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare;

Reklama

– Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, punonjësve dhe pasurisë me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve;

– Kryen veprimtari mbështetëse tekniko-administrative, sipas nevojave për realizimin e funksioneve të mësipërme.