75 Mall Live Search
12:36 / E Diele, 30 Qershor 2024 / LB

Rama: Prishtina po frymon art dhe kulturë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga data 2 deri më 4 korrik do të mbahen disa aktivitete kulturore.

Rama thotë se festat e korrikut erdhën.

“Në rrugën “2 Korriku” në kryeqytet, nga data 2 deri më 4, zhvillohen aktivitete kulturore për të ringjallur memorien kolektive dhe për të kujtuar rezistencën e viteve ’90. Festojmë Deklaratën Kushtetutese të Kosovës, 2 korrik 1990, pikënisja e krijimit të shtetësisë, simbol i qëndresës dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë”, pohon ai.