17:17 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Rama priti në takim Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, priti në një takim Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, z. Arsim Vranovcin, së bashku me disa anëtarë të rëndësishëm të bordit të kësaj shoqate, znj. Anila Statovci, z. Mehmet Prishtina dhe z. Gazmend Qorraj.

Takimi u zhvillua me një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku Presidenti i Shoqatës falënderoi përzemërsisht Kryetarin e Komunës për këtë takim me ç’rast u diskutua dhe u dakordua që bashkëpunimi të mos ndalojë.

Në këtë takim, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri paraqiti një kërkesë të rëndësishme dhe simbolike për ta. Ata propozuan që dy rrugë në qytetin e Prishtinës të emërohen me emrat “Dr. Erhard Busek” dhe “Prof Dr. Ejup Statovci”. Ky propozim është një shprehje e theksuar e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, duke nderuar një personalitet të shquar austriak dhe një figurë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Takimi u mbyll me një shprehje të mirënjohjes dhe premtimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm në të ardhmen. Presidenti Vranovci shprehu falënderimet e tij për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe shprehu besimin e tij se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në të mirën e dy palëve dhe qytetarëve të të dy shteteve