75 Mall Live Search
13:36 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / FR

Rama: Problemit të mbeturinave në Kryeqytet i erdhi fundi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se problemit të mbeturinave i ka ardhur fundi.

Rama përmes një video të publikuar në facebook ka njoftuat se nga dita e sotme, është rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.

“Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka bërë një apel për qytetarët, që të jenë të përgjegjjshem me hudhje e mbeturinave.

“Në fund, qytetarë të dashur, ju lus të jeni të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që të mbajmë Prishtinën tonë të pastër”, ka thënë tutje Rama.