75 Mall Live Search
22:30 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Rama: Protestë e turpshme, faturën e marrin më 30 qershor

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar sërish me një status në Twitter në lidhje me protestën e opozitës që u zhvillua në Tiranë.

Sipas Ramës kjo ishte një protestë e turpshme për opozitën dhe opozita do të marrë faturën më 30 qershor kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri.

“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica është shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”, shkroi Rama.