20:17 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rama publikon ‘Foton e Ditës’, si duket kabineti i tij qeveritar

Gjatë ditës së sotme në ‘Komunikimin Javor’ në Facebook kryeministri Edi Rama përcaktoi objektivat për gjithë pjestarët e kabinetit të ri qeveritar.

Rama tha se objektiv mbetet çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, ndërsa i bëri apel ministrave dhe zv. ministrave që vizioni i tyre të udhëheqë skuadrën.

Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në ‘Facebook’ me të gjithë kabinetin e ri qeveritar të cilën e ka konsideruar si foton e ditës.