16:37 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / AR

Rama publikon fotot me Osmanin: Për të tashmen e të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar tri fotografi nga takimi që e pati në Tiranë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tama shkroi se marrëdhënia Kosovë-Shqipëri është “e patjetërsueshme”.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, shkroi Rama.

Osmani sot nisi vizitën dyditore në Shqipëri. Paradite ajo u prit nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj me nderime të larta shtetërore. Pasoi një takim mes të dy presidentëve dhe një konferencë e përbashkët për media.