Rama publikon shkresën e QRTK-së: Paradite kështu, pasdite ashtu

Pasi sërish pasdite u ndërprenë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ashpër dy herë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Fillimisht, Rama publikoi një video ku kritikon qasjen e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, duke thënë se sipas tyre, gjysma e asfaltit në rrugën “Xhorxh Bush” qenka trashëgimi kulturore, ndërsa gjysma tjetër jo.
Tani, Rama ka publikuar shkresën zyrtare që QRTK-ja i dërgoi sot paradite Komunës, ku shkruan se pas inspektimeve është verifikuar se punimet nuk po bëhen në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike, shkruan IndeksOnline.
“Paradite na dërgojnë shkresë zyrtare ku thuhet se nuk jemi duke punuar në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës!
Pasdite vijnë me polici për të na ndërprerë punimet, me arsyetimin se jemi duke punuar në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës!
Ja sa seriozë, kompetentë dhe të pavarur janë!”, shkroi Rama.
