10:18 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / S Z

Rama: Qëndroj prapa qëndrimit se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se i qëndron mbrapa qëndrimit të tij për marrjen e veriut nën kontroll të plotë nga KFOR-i.

“E kam thënë unë dhe i qëndroj prapë, edhe herës tjetër”, tha Rama, kur u pyet për këtë.

“Marrja nën kontroll bëhet duke shtuar forcat”, tha ai, duke iu përgjigjur gazetares Alba Alishani, e cila tha se ai e kishte modifikuar këtë qëndrim.

“Nuk janë dy ide të ndryshme. Është e njëjta ide”, tha Rama.


Trupat e KFOR-it në Kosovë këtë vit janë shtuar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, ndërsa Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar fillimisht në Prishtinë, gjatë një vizite më 20 nëntor, se NATO-ja do të shqyrtojë shtimin e përhershëm të forcave në Kosovë, për ta mbajtur situatën nën kontroll.