75 Mall Live Search
12:42 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rama reagon pas incidentit në Kuvend, thotë se opozita në Shqipëri mori formën e një ‘Budallallëku Universal’

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës hodhën vezë e ngjyrë në drejtim të tij.

Pas kësaj, Rama reagoi përmes një thënie ku theksohet se ‘Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut’, e që sipas tij kjo ishte përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një budallallëku universal, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës?