Rama reagon për grabitjen në Rinas: Dështoi kompania kineze, kontrollin tash e tutje do e marri shteti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar grabitjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën miliona euro.
Përmes një shkrimi në Twitter, Rama tha se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar, transmeton Indeksonline.
Tutje ai tha se shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshëm.
Postimi i plotë:
Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.