Rama reagon për karantinën, në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të japë një mesazh për masat e reja shtrënguese, lidhur me COVIDIN-19, që do të hyjnë në fuqi të mërkurën. Sipas Ramës masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve, raporton Tch.
Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën më 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.