75 Mall Live Search
22:17 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Burim

Rama: Rezultati i sotëm dëshmi për punën e bërë për katër vjet në Prishtinë

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është shfaqur i lumtur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 12 tetor të cilat e shpallin atë fitues në Prishtinë.

Sipas tij, sot fitoj Prishtina dhe qytetarët e saj, raporton IndeksOnline.

Ai ka thënë se ky rezultat është dëshmi për punën e mirë të tij gjatë katër viteve qeverisëse.

“Sot, qytetarët e Prishtinës dhanë mesazh të fortë e të qartë: Ne duam zhvillim, vizion dhe transformim në një qytet metropolitan. Prishtina është zemra e Kosovës, është motori i zhvillimit në çdo fushë dhe si e tillë duhet të jetë frymëzimi dhe fokusi i secilës qeverisje qendrore. Le të reflektojmë e bashkëpunojmë”, tha Rama.

Pasi shpalli fitore, Rama është zotuar se do të vazhdojë të punoj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Tutje ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë në garën për balotazh. /IndeksOnline/