75 Mall Live Search
15:45 / E Martë, 11 Janar 2022 / LB

Rama rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka rezultat pozitiv me COVID-19.

Rama ka thënë se për momentin nuk ka asnjë simptomë dhe po vazhdon punën prej shtëpisë.

Postimi i plotë i Ramës:

Të dashur qytetarë,

Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.