Rama s’dëgjon Metën: Më 30 qershor mbahen zgjedhjet!
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta paralajmëroi sot se nuk do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale deri në momentin kur palët politike të kenë zgjidhur krizën e thellë ku ndodhet vendi.
Por këtij paralajmërimi të Metës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në ‘Twitter’ me një fjali: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.”
Rama ndodhet aktualisht në Bruksel, ku pak minuta më parë zhvilloi një takim me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.
Mazhoranca shprehet e vendosur për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor, pavarësisht dekretit të presidentit për të shfuqizuar këtë datë. Ndërkohë, sot është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i marrë nga Meta për zgjedhjet lokale.
