Rama sërish apel shqiptarëve: Nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë vend as në varreza

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përkundër të gjitha masave që ka marrë qeveria e tij, në luftën që po bëhet ndaj coronavirusit, duke dërguar nëpër rrugët e Shqipërisë dhe ushtarët, sërish ka apeluar te populli shqiptar që të respektojnë këto masa, transmeton IndeksOnline.
Rama duke ndarë një video të mantelbardhëve, që sot janë heronjtë e vërtet kudo në botë, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos sabotojnë punën e tyre.
“Këta mjekë po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotatorët po bëjnë një tradhti të pashembullt, që do të na hapë varrin po nuk u ndal urgjent!”, ka shkruar Rama në facebook.
Ai tutje ka thënë se po nuk qëndruam të gjithë të drejtë në këtë luftë, “nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë vend as në varreza, jo më në spitale”./IndeksOnline/