Rama: Shën Tereza, gruaja e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kujtuar veprën e Shën Nënë Tereza.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Nënë Tereza ishte ishte me trup të vogël, por me shpirt të madh sa e gjithë bota.
“Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit “Nobel” për paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.
Papa Françesku e shkroi emrin e Shën Terezës së Kalkutës, murgeshës shqiptare të bamirësisë, në Kalendarin e përgjithshëm romak, i cili rregullon përkujtimet dhe kremtimet e vitit liturgjik. Ati i Shenjtë mori parasysh kërkesat e dëshirat e shumë ipeshkvinjve, meshtarëve, rregulltarëve dhe besimtarëve, që e kremtojnë shenjten më 5 shtator, dita e vdekjes së saj më 1997. Kjo mbetet edhe dita e përkujtimit liturgjik fakultativ, vendosur nga Papa.
Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare./Indeksonline/