Rama shpërndan fotografi nga takimi me liderët e partive shqiptare në Maqedoni të Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot është takuar me disa prej përfaqësuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Rama, i ka ftuar vet ata për një takim, prej tyre vetëm Lëvizja Besa nuk e ka pranuar ftesën.
I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga takimi, dhe ka uruar një vit për të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë. Vëllazëri shqiptare”, ka shkruar Rama.
Detaje të tjera se për çfarë kanë biseduar nuk janë bërë të ditura ende.