Rama shpërndanë deklaratën e Rubin: Liria ka emër
Ish-ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-së, James Rubin, në një intervistë për Atlantic Council, ka folur për procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.
Rubin ka thënë se lutet që Haga të mos nxjerr një vendim dënues për Thaçin dhe të tjerët, meqë një gjë e tillë do të ishte e tmerrshme për Kosovën dhe me pasoja afatgjate për drejtësinë ndërkombëtare.
Këtë deklaratë e ka publikuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku krahas videos ka shkruar: “Liria ka emër”.

