Rama shprehet hapur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo gjë ndodhë natyrshëm
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur hapur për ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë.
Në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane NZZ, Rama ka deklaruar se ky ndryshim i kufijve ndodhë natyrshëm.
“Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripërcaktuar në vitet e fundit.
Tutje Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.
”Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, thotë ai.
Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme, njofton Klan Kosova.
“Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen”, pohon ai ndërsa sugjeron që nëse ka ndonjë gjë për të thënë, Shqipëria do ta mbështes çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.