Rama: Shpresoj të liberalizohen vizat për Kosovën, proces i bllokuar prej vitesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Gjermani është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Rama ka shpresuar që të liberalizohen vizat për Kosovën, pasi ky proces është bllokuar prej vitesh, raporton Indeksonline.
“Procesi i Berlinit është një vizion i rëndësishëm për rajonin tonë. E informova kancelarin dhe për Ballkanin e hapur, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të përvetësuar Procesin e Berlinit, për të jetësuar në Ballkan lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit, të përmbushë dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, një proces i bllokuar prej vitesh”, tha këtë të hënë kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Shcolz.