Rama: Shqipëria, e gatshme për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ri ekonomik e social

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tregjet e kapitaleve kanë reaguar në formën që nuk është pritur në kohën e pandemisë, transmeton IndeksOnline.
Falë shifrave reale të financave e të ekonomisë sonë, ka shkruar Rama ne Facebook, reflektuar në Librin e Llogarive të Shtetit dhe një vlerësimi real të ecurisë së reformave e të të dhënave makroekonomike të vendit, Tregjet e Kapitaleve reaguan me pozitivitet mbresëlënës në financimin e Shqipërisë.
“Me këtë arritje domethënëse, NE JEMI GATI TË VEMË NË LËVIZJE PLANIN KOMBËTAR ‘SHQIPËRIA 2030’, për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Ri Ekonomik e Social të Shqipërisë”, ka përfunduar Rama në një status të tij, teksa po mban një konferencë për medie. /IndeksOnline/