75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Rama: Shqipëria pa mua, si Juventusi pa Ronaldon

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në “Rai Uno”, ku ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri.

Kryeministri e krahasoi situatën politike në Shqipëri me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Cristiano Ronaldon.

“Ata u larguan nga Parlamenti dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra, Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Cristano Ronaldon. Pra, ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zëvendësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, deklaroi Rama.