Rama: S’kam asgjë personale me askënd, as nuk tallem thjeshtë replikoj, andaj përqafime pa parti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njihet për komunikimin e shpeshtë përmes rrjeteve sociale me ndjekës të shumtë.
Madje Rama shpesh herë kthen edhe komentet e shumta që i bëhen. Por siç duket ka edhe të tillë që janë ndjerë të ofenduar nga ai.
Por Rama tha se nuk është kurrë ky qëllimi e arsyeja pse replikën me ta, qofshin edhe urrejtësit et ij më të mëdhenj, transmeton Indeksonline.
Rama nuk hezitoi që t’i dërgojë edhe përqafime të gjithëve, pa dallim partie.
Postimi i plotë:
Miq! Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju, qofshi urrejtesit e mi me te medhenj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare. Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe keta votojne, sepse jane pa lidhje, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt – jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis:-) Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti?.