Rama: Sulmi në KZAZ-në e Vaut të Dejës, dëshpërim i Bashës, Kryemadhit, Metës dhe Berishës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara.
Ja postimi i tij I plotë:
“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor”.
“As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat paralajmëruara”, ka shkruar Rama./Indeskonline/