75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 24 Janar 2022 / AR

Rama takohet me Lipën, flasin për festivalet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka pritur në takim Dukagjin Lipën, organizatorin e Sunny Hill.

Ai thotë se në programin e tyre, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm.

“Në programin tonë për Prishtinën e përjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm.

Sot u takuam me organizatorët e festivalit Sunny Hill, me të vetmin qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejmë në qytet me karakter unik në botë”, ka shkruar Rama./Indeksonline/