Rama takohet me Nagavcin, bisedohet për hapjen e disa shkollave dhe çerdheve të reja në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur në takim sot ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.
Temë diskutimi ka qenë ndarja e lokacioneve për hapjen e shkollave dhe çerdheve të reja në kryeqytet.

“Jemi në proces të ndarjes së lokacioneve për ndërtimin e disa shkollave dhe çerdheve të reja (disa prej të cilave veçse janë gjetur), për ndërtimin e të cilave Ministrja Nagavci, shprehu gatishmërinë e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të bashkëinvestuar.
Unë besoj fuqishëm se arsimi cilësor dhe ofrimi i infrastrukturës për shfrytëzimin maksimal të potencialeve të të rinjve tanë ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi, andaj jemi më se të gatshëm për çdo lloj forme bashkëpunimi në këtë drejtim.
Falënderoj Ministren Arbërie Nagavci për gatishmërinë dhe frymën bashkëpunuese” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/