12:39 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rama takohet me Tom Doshin

Kryeministri Edi Rama është mbyllur në zyrë në selinë e PS me Tom Doshin fill pas mbledhjes me Grupin Parlamentar. 

Nuk dihet ende qëllimi i takimit tek për tek me kreun e PSD-se, megjithatë duhet theksuar se sot është dita kur përcaktohet edhe fati i zgjedhjeve lokale. 

Në takimin që zhvilloi në Shkodër, Rama tha se Doshi ishte një aleatstrategjik i PS, duke konfirmuar marrëdhëniet e ngushta mes tij dhe deputetit historik të PS në Shkodër.

“E kemi aleatstrategjik Tom Doshin”, – tha Rama në Shkodër.