75 Mall Live Search
17:54 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / FR

Rama takon anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH’it, iu flet për projekte që do ta “transformojnë” kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama dhe nënkryetari Alban Zogaj sot janë takuar me anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH’it.

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Nënkryetarin Alban Zogaj, mirëpritën në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të cilët përfaqësojnë shtetet anëtare nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.”

Rama i ka falënderuar ata për përkrahjen e vazhdueshme në reformimin e Trafikut Urban dhe i prezantoi plane e projekte “për transformin e kryeqytetit”.

“Gjatë takimit, Kryetari Rama falënderoi BERZh për përkrahjen e vazhdueshme në reformimin e Trafikut Urban dhe prezantoi plane dhe projekte të ndryshme për transformimin e kryeqytetit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me BERZh për realizimin e këtyre projekteve në Prishtinë, duke kërkuar mbështetjen e tyre në këtë drejtim.”

Ata kanë vizituar ndërmarrjen publike “Trafiku Urban”.

“Pas takimit, Kryetari Rama dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh vizituan ndërmarrjen publike lokale, Trafiku Urban. Ata u njohën nga afër me punën që po kryhet në këtë ndërmarrje dhe diskutuan planet për vazhdimin e reformimit të plotë të ndërmarrjes dhe linjave të autobuseve.”