12:08 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama takon banorët e Thumanës të rehatuar në Shëngjin: Me gratë s’lodhem kurrë, burrat vetëm stres shtojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar një hotel në Shëngjin, ku janë vendosur një numër i madh i banorëve të larguar, nga Thumana.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama ka takuar banorët ku i ka pyetur për gjendjen si dehe shërbimin që po marrin.

Numro një i Qeverisë së Shqipërisë është interesuar edhe për shërbimin mjekësor ndaj banorëve të vendosur në këtë hotel.

Më tej, Rama takoi edhe disa gra, të cilat po marrin asistencë psikologjike, transmeton Indeksonline.

 “Unë me gratë nuk lodhem kurrë, burrat me shkatërrojnë”, u shpreh Rama me humor, teksa bashkëbisedonte me disa gra në hotelin ku ata po qëndrojnë bashkë me familjet e tyre.

Ai u është kthyer burrave, duke u thënë se vetëm u shtoni stres burrave./Indeksonline/