21:39 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Rama takon Erdoganin në New York

Kryeministri Edi Rama takoi në Nju Jork Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kreu i qeverisë shqiptare e vizitoi Erdoganin në “Yeni Türkevi Building”, ndërsa takimi zgjati rreth 1 orë, raporton A2.

Kryeministri Rama prej 4 ditësh ndodhet në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.