Rama takon Markun: O me meksikanin, o me Florianin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti në takim boksierin Florian Marku.
Marku të enjtën ka ndeshjen e radhës, ku lufton për gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore ËBC.
“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore ËBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, shkroi Rama në Facebook.