Rama tallet keq me Bashën dhe Monikën, komenton listat e tyre: Pff…

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë shtypi ashtu siç ai kishte lajmëruar për mediat.
Ai deklaroi se do jepte një lajm të rëndësishëm dhe kërkoi të ishin pjesë dhe mediat.
Rikujtojmë se kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi zyrtar i listave për 25 prillin ku u vunë re lëvizje të mëdha në veteranët e PS-së dhe prurje të njohura.
Pjesë nga fjala e Ramës:
PS-ja e mishëron me informacionin e saj më shumë se asnjëherë më parë, karakterin e vetë shoqërisë.
Ne kemi një skuadër që reflekton historinë tonë të ndryshime, që është pika e parë e drejtimit të PS-së dhe që pati Fatos Nanon një pikë referimi.
Ne rrezatojmë shoqërinë dhe jo vetëm vetveten. PD-ja është pfff, zhgënjyese edhe për mua, nuk është maksimumi që mund të bënte Partia Demokratike dhe pse kanë një lidership pa karakter dhe pa forcë.
Unë nuk besoj se perimetri i PD-së është aq i ngushtë dhe që kjo parti nuk ka mundësi të bëjë më shumë se kaq.
Lista e LSI-së është lista e SPAK-ut dhe OFL-së dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që janë një enturazh si mezët rreth karkalecave të tiganit të Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër, afirmim i një katandie keq e mos më keq të një force politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demokratike dhe sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra dhe blen vota. /albeu.com/