Rama tallet me fansen e Interit: “Mos u mërzit, çdo njeri ka të meta”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot pati një takim me studentë të mjekësisë në lidhje me gjendjen e universiteteve, por në këtë bashkëbisedim, nuk kanë munguar as ngacmimet për Interin dhe tifozët e tij, si një juventin që është.
Studentja: Pavarësisht se ju jeni juventin dhe unë interiste, puna që duket, duket. Është ajo që ne kërkonim.
Rama: Mos u mërzit, se çdo njeri ka të meta, nuk ka perfekt. Çdo njeri ka hallin e vet, ti ke hallin e Interit.
Studentja: Edhe ju Juventusin.
Rama: Jo, s’është hall ai. Juventusi është… Më mirë mos e vazhdo këtë muhabet.
Studentja: Prandaj humbët.
Rama: Interistët jetojnë që një herë në jetën e tyre, të humbë Juventusi. Unë mendoj, se të gjithë interistët, duhet të ma dinë për nder. E di sa lekë i kam kursyer atyre me mbylljen e basteve? E di kush janë fituesit më të mëdhenj të mbylljes së basteve? Gjithë tifozët e Interit. U bënë copë nga lekët.
Studentja: Jooo.
Rama: Më dëgjo mua. Kështu që, ti me Interin, shokun e bankës juventin.