75 Mall Live Search
14:40 / E Diele, 09 Janar 2022 / LB

Rama thotë se e pranon me përultësi dhe mirënjohje Çelësin e Qytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga homologu i tij, Erion Veliaj.

Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga Veliaj, teksa ky i fundit ia dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit” për të cilin tha se është traditë që t’ia japin vetëm miqve specialë dhe njerëzve të shtëpisë.

Për këtë gjë, Rama tha se e pranon me përulësi dhe mirënjohje “Çelësin e Qytetit”.

“Jam tejet i emocionuar dhe i nderuar nga pritja e ngrohtë dhe bujare e Bashkisë së Tiranës dhe z. Erion Veliaj gjatë vizitës tonë të parë zyrtare.  E pranoj me përulësi dhe mirënjohje Çelësin e Qytetit, si simbol të hapjes së rrugëtimeve të reja të përbashkëta që i presin të rinjtë tanë dhe qytetet tona”, ka shkruar Rama në Facebook.