Rama tregon për gjendjen e tij shëndetësore
Gjatë ditës është raportuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shtrirë në spital për shkak të një gjendje infarkti, përcjellë Indeksonline.
Ishte ish-deputeti i PD-së, Kelvis Balliu, ai që tha se Rama është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Mirëpo për këtë, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar vet kryeministri Rama. Ai në postim ka shpërndarë edhe një nga veprat e tij, përmes së cilës tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka qenë duke punuar në studio.
“Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve, po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,l arg kadrinjve dhe rrëmetit. FLM për merakun”, ka shkruar Rama. /Indeksonline/
