75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / Gj. Sh

Rama tregon rezultatet që po jep Prishtina Parkingu, shërbime cilësore dhe ruajtje të parasë publike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bashkë me kryeshefin e “Prishtina Parking”, do t’i propozojnë kuvendin komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident të kryeqytetit.

Sipas Ramës, deri te ky propozim ka ardhur pasi mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet.

“Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025”.

“Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal. Dhe jemi shumë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kemi arritur të kthejmë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet”, shkroi Rama.

Ndërsa shtoj se sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë, por me mjete dhe automjete të saja. Sipas Ramës, me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025.