16:21 / E Martë, 31 Tetor 2023 / LB

Rama tregon se për çka i dha mbështetje deputeti i VV-së, Eman Rrahmani

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se bashkëpunimi sjell gjithmonë rezultate të mëdha.

Rama, ka thënë se ka marrë mbështetje nga deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, për realizimin e projekteve të mëdha siç është, Unaza e Qytetit.

“Rrahmanin po ashtu e njoftova për projektet të cilat jemi duke i realizuar në lagjen “Kodra e Trimave” dhe të tjerat të cilat shumë shpejt do të fillojnë të realizohen”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

Postimi i plotë i Ramës

Bashkëpunimi sjell gjithmonë rezultate të mëdha!

Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” është njëri ndër projektet më të rëndësishme të Kryeqytetit,   i cili do të shkarkojë komunikacionin e ngarkuar të Prishtinës, do të sjellë përfitime ekonomike e lehtësojë jetën e prishtinasve.

Mbështetja e qytetarëve dhe institucioneve qendrore të vendit për realizim e projekteve të mëdha, pa vonesa, siç është edhe Unaza e Qytetit janë shumë të rëndësishme për ne, dhe këtë na e konfirmoi sot deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Eman Rrahmani, me të cilin pata takim.

Rrahmanin po ashtu e njoftova për projektet të cilat jemi duke i realizuar në lagjen “Kodra e Trimave” dhe të tjerat të cilat shumë shpejt do të fillojnë të realizohen.