75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / LB

Rama tregon se pse i mblodhi mbeturinat pa dorëza

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka dalë për të mbledhë mbeturina.

Por ajo që bie në sy, është se ai këtë aktivitet e kryen pa dorëza. E për gjithë këtë Rama ka një përgjigje.

“Kur i ke duart e mëdha e s’gjenden vërdallë dorezat e duhura, ke dy rrugë: O të lesh punën e të bësh sehir, o të bësh punën e të lash duart mirë”, ka shkruar Rama në Facebook.