75 Mall Live Search
08:46 / E Martë, 16 Korrik 2024 / A. M.

Rama u përgjigjet sulmeve për sezonin turistik: Ky vit është i jashtëzakonshëm!

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të disa plazheve në Shqipëri, të sulmuar siç e cilëson ai, nga turistët vendës e të huaj.

“Me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Pamjet në video tregon plazhin në ishullin e Sazanit plot e përplot me turistë. Në plazhin e Sazanit hapësira është publike ndërsa plazhi aksesohet vetëm nëpërmjet varkës.