75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / Z S

Rama udhëton drejt Brukselit, takohet me presidentin e Këshillit Europian

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka udhëtuar drejt kryeqëndrës evropiane, Bruskelit.

Ai gjatë vizitës në Bruksel do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Këto takime vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu kjo vizitë e Ramës vjen një ditë para se në Tiranë të vjen për vizitë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Ish-ambasadorja Kim tha se vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri do të zgjasë rreth 8 orë dhe në fokus do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor./Indeksonline/